
Pas Andrea Barzaglit i cili i dha lamtumirë futbollit të luajtur, Giorgio Chiellini ka vendosur të lërë Juventusin për të provuar një eksperiencë në Major League Soccer.
Mungesa e italianit do të ndihet shumë tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ sepse prej shumë vitesh ka lideruar prapavijën dhe është shëndërruar në një legjendë tek bardhezinjtë.
Megjithatë çdo fillim e ka një fund dhe Massimiliano Allegri ka marrë çdo masë dhe gjatë javëve të fundit tek torinezët janë përfolur emra të rëndësishëm si Pau Torres apo Kalidou Koulibaly dhe tashmë Alessio Romagnoli i është përfshirë kësaj liste për të cilin prej shumë sezonesh lufton edhe Barcelona.
27 vjeçari vjen nga një mungesë protagonizmi tek Milani në sezonin aktual dhe ish fituesit e Scudettos i kanë bërë ftesë italianit pasi është një mbrojtës shumë cilësor dhe e konsiderojnë një dyshe perfekte bashkë me Matthijs de Light .
Sezoni i luhatur i juventinëve sigurisht imponon ndërhyrjet në merkaton e verës për të evituar përsëritjen e kësaj historie në të ardhshmin dhe për të rifituar vlerat e humbura gjatë dy viteve të fundit.
Massimiliano Allegri e ka treguar se mbetet një trainer i besueshëm dhe sigurisht do të jetë një ndër kërcënuesit më të mëdhenjë të ekipeve të elitës në Itali dhe më gjerë , me një Juventus që mbetet një ekip për tu respektuar dhe i paparashikueshëm në momente determinante.
Ishi i Romës prej shumë vitesh lideron prapavijën e ‘’ Djallit ‘’ dhe në sezonet e fundit ka arritur të bëhet pjesë e merkatos së ekipeve të famshme e rëndësishmja në këtë histori është se Milani do të mundohet të evitojë fuqizimin e rivalit më të vështirë në Itali për të mos i prishur punë vetes në vijimësi.



