Detajet e operacionit ‘’ Haaland ‘’

Detajet e operacionit ‘’ Haaland ‘’

 Prej muajsh me rradhë përflitej për transferimin e Erling Haaland tek një ekip i elitës dhe fatin në këtë rast e ka patur Manchester City .

Milionat e sheikëve të bardhekaltërve e bindën më në fund Borussia Dortmundin , skuadër e cila  qëndroi gjithmonë e paluhatur në pretendimet e saj për golashënuesin norvegjez.

Bashkpunimi midis Txiki Begiristain dhe Omar Berradas  rezultoi një sukses më vete sepse  arritën të reflektojnë potencialin që i karakterizon në lidhje me këtë operacion shumë të vështirë. 

Sipas ‘ As ‘ ka patur një ndryshim duke iu referuar klauzolës për prishjen e kontratës e cila vlerësohet me 60 milionë euro dhe jo 75 ashtu siç u deklarua më përpara.

Sulmuesi nga Leeds vlerësohej me 200 milionë euro dhe duhet shtuar këtu se një pjesë e shifrës së shpenzuar nga britanikët do ti takojë agjentit dhe babait të tij , respektivisht nga 15 milionë euro.

Një tjetër aspekt shumë domethënës në këtë histori është se rroga vjetore e ishi-t të  Salzburgut do të jetë 20 milionë euro duke e shëndërruar kështu në lojtarin e katërt më të paguar në botë .

E kaluara e babait të tij tek Manchester City ka influencuar në këtë histori e cila pritet ti shkaktojë shumë kënaqësi Pep Guardiolas , trainer tek i cili vijohet të besohet fuqimisht sidomos pas këtij akordi, ndër më të bujshmit e viteve të fundit.

Pas tërheqjes së Sergio Agueros dhe dështimit me Harry Kane , bardhekaltërve iu duhej domosdoshmërisht një sulmues pykë dhe puna e shkëlqyer e drejtuesve më në fund i dha rezultatet dhe tashmë Pep Guardiola do të ketë nën urdhërat e tij një nxënës shembullor që në pak vite befasoi çdokënd me talentin që e karakterizon.

Ish traineri i Barcelonës tashmë do të ketë një as nën mëngë në momente të ndërlikuara por uria për sukses e mban në lojë dhe prioriteti absolut mbetet Champions League .

Me Erling Haaland në majën e sulmit çdo rival tashmë është paralajmëruar se në përballjen me City-n i pret ferri dhe duhet të bëjnë shumë kujdes sepse çdo gabim mund ti kushtojë shtrenjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy