
Duke qenë se merkatoja e janarit është shumë afër, përqëndrimi i drejtuesve të Newcastle United vijon të jetë maksimal për arsye se objektivi i tyre është fitimi i titujve në të ardhmen .
Kalvin Phillips i është shtuar listës së Eddie Howes, i cili e ka humbur protagonizmin tek Manchester City .
Sanksioni ndaj Sandro Tonalit për arsye të përfshirjes në bastet sportive, i detyron ‘’ Las Urracas ‘’ të përforcohen për pjesën më vendimtare të sezonit dhe ishi i Leeds United e ka bindur trainerin anglez se duhet të jetë një ndër lojtarët që duhet të transferohet në ‘’ St James Park ‘’.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga ‘ As ‘ dhe në rastin konkret 27 vjeçari shquhet për vizionin në lojë dhe rikuperimin e shpejtë të topave , cilësi të cilat e shëndërrojnë në një element perfekt për lojën që zhvillon Newcastle.
Megjithatë pikpyetjet sigurisht do të jenë pjesë të pandashme të kësaj historie , një ndër të cilat lidhet me faktin se a janë të gatshëm ‘ The Citiziens ‘ të përforcojnë një rival direkt për fitimin e Premier Leagues në të ardhmen?
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në vijimësi por duhet ritheksuar se Newcastle United është dukshëm i favorizuar pasi është ekipi më i pasur i botës,fakt që mund të rezultojë një ndihmë e madhe gjatë periudhës së transferimeve.
Deri më tani Kalvin Phillips numëron 8 sfida me fituesit në fuqi të Premier Leagues dhe Champions Leagues dhe Eddie Howe e konsideron zëvëndësuesin ideal të Sandro Tonalit.



