U zgjodh president në FSHA, Stërmasi: Të çojmë atletikën përpara, kemi nisur projektet

U zgjodh president në FSHA, Stërmasi: Të çojmë atletikën përpara, kemi nisur projektet

Taulant Stërmasi, u zgjodh me shumicë votash, si presidenti më i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Duke folur për këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, Stërmasi deklaroi se duhet dhënë një kontribut për atletikën, që ky sport të dërgohet përpara.

Stërmasi deklaroi se nuk mund të kërkohen të ardhura financiare pa pasur projekte dhe për këtë arsye, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të sakrifikojnë.

Jemi në një periudhë të ngarkuar. Kemi ditën e dytë të kampionatit kombëtar. Secili nga ne duhet të japë kontribut të jashtëzakonshëm, duhet të punojmë fort, që atletika të shkojë përpara. Duhet të sakrifikojmë fortë, duke filluar nga unë. Nuk mund të kërkojmë të ardhura financiare, pa bërë projekte dhe pa u drejtuar ashtu si duhet. Kemi sportistë të mirë dhe të nivelit të lartë, por nuk kemi ditur të bëjmë marketing. Janë më të papaguarit për momentin.

Secili nga ne, duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Nuk mund të lëmë të vuajnë vetëm trajnerët dhe drejtuesit të jenë në kushte komode. Duhet të luftojmë të gjithë. Të marrim përgjegjësitë si duhet. Duhet ta çojmë atletikën përpara.

Kemi një strukturë që ka filluar që sot. Ne kemi nisur projekte. Sot që flasim, kemi dy biznese që do të jenë sponsorë të Federatës së Atletikës.

Taulant Stërmasi do të jetë në krye të Federatës së Atletikës deri më 27 gusht te vitit 2024. Bëhet fjalë vetëm për një vit mandat sepse në vitin 2024 të gjitha federatat do t’i nënshtrohen procesit të rregullt zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy