Barcelona, mendon për Cesc Fabregas

Barcelona, mendon për Cesc Fabregas

Ecuria e shkëlqyer e Cesc Fabregas në stolin e Comos e ka shëndërruar në një ndër më cilësorët në Serinë A.

 Spanjolli po zhvillon sezonin e tretë me italianët, i dyti në një ndër ligat më të rëndësishme të Europës.

Së fundmi drejtuesit e Barcelonë kanë nisur ta monitorojnë me kujdes pasi ka ditur të jetë tejet kompetitv dhe i sikletshëm për çdo rival. 

‘’ Los Cules ‘’ kanë filluar ta vënë në mëdyshje vijimin e Hansi Flickut dhe po mendojnë për ish kampionin e Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’, skuadra e të cilit shquhet për dinamizmin dhe faktin e të qënit tejet kompetitive. 

Deco dhe Joan Laporta po mendojnë seriozisht për rikthimin e ish mesfushorit në ‘’ Camp Nou ‘’, i cili është formuar në akademinë e famshme ‘’ La Masia ‘’. 

Mënyra se si e drejton ekipin i ka krijuar siguri numrit një të ‘’ Blaugranëve ‘’, i cili mund ti japë një tjetër ritëm në vijimësi. 

Gjithashtu marrëdhëniet e krijuara ndër vite me komponentët e klubit dhe me lojtarët mund t’ia lehtësojnë punën 38 vjeçarit, zgjedhja e parë nëse ish traineri i Bayern Munchenit nuk do të vijojë në Katalunjë. 

Referuar sezonit aktual duhet thënë se Como po magjeps, skuadër e cila renditet e 6-shta, mbas 13 sfidash dhe momentalisht është në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy