Dinamo zyrtarizoi ditën e djeshme largimin mesfushorit Besir Demiri, me këtë të fundit që nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re.
Futbollisti 27-vjeçari është rikthyer në Maqedoninë e Veriut, teksa është zyrtarizuar te kampionët e Shkupit.
Demiri largohet kështu nga Shqipëria, ku luajti në dy sezonet e fundit, me skuadrën e Kukësit dhe Dinamon.
Në të kaluarën, mesfushori ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës dhe Vardarit në Maqedoninë e Veriut, si dhe me Zilina në Slloveni dhe Mariupol në Ukrainë.



