
Institucioni më i lartë i futbollit në Europë, UEFA ka dënuar edhe Bjellorusinë, pasi ky shtet akuzohet si fajtore dhe në ndihmë të Rusisë, gjatë kohës kur këta të fundit po sulmojnë Ukrainën.
UEFA nuk ka ndenjur duarkryq në këtë situatë dhe ka marrë masat ndaj Bjellorusisë. Klubet dhe ekipet kombëtare bjelloruse, që garojnë në UEFA, do të luajnë ndeshjet e tyre në fushë neutrale.
Gjithashtu iu ndalohet të kenë edhe tifozë, në mbështetje të tyre, ndërsa nuk bëhet e ditur për sa kohë do të jetë ky dënim.



