Ernest Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës, në sfidën që Legia e Varshavës u mposht në kampionat ndaj skuadrës së Piast Gliwice.
Këta të fundit kaluan në avantazh të dyfishtë, falë golave të Toril në minutat 11 dhe 15. Megjithatë Legian e ktheu në lojë pikërisht Muçi.
Sulmuesi i Shqipërisë, në minutën e 21, pas një topi të marrë nga Luquinhas, gjuan fort me të majtën dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.
Me golin e shënuar ditën e sotme, 20-vjeçari konfirmon se po kalon një formë të shkëlqyer. Ky është goli i tretë i Muçit me Legian këtë sezon në kampionatin polak.



