Real Madridi, gjen mbrojtës tek Bournemouth

Real Madridi, gjen mbrojtës tek Bournemouth

Dihet botërisht se një ndër objektivat e drejtuesve të Real Madridit në çdo merkato vijon të jetë përforcimi i prapavijës.

Konkretisht në krahun e majtë ‘’ Galaktikët ‘’ ende nuk janë në lartësinë e duhur dhe alternativat sa vinë edhe po shtohen.

Një opsion tjetër është Milos Kerkez, i cili aktivizohet në rradhët e Bournemouthit.

Serbi po zhvillon sezonin e dytë në Premier League, i cili shquhet për daljen e shpejtë në kundrasulme por edhe për faktin e të qënit efektiv gjatë aksioneve të kundërshtarëve.

Progresi i 21 vjeçarit është evident dhe spanjollët besojnë se e kanë gjetur elementin e duhur për të ardhmen.

Megjithatë, ashtu si në çdo ekip tjetër kur flitet për lojtarët më të rëndësishëm, merren masa paraprake dhe në rastin konkret anglezët do të mundohen të përfitojnë maksimalisht nga shitja e mundshme e tij, shtuar edhe faktin se flitet për Real Madridin, një ndër ekipet më të famshëm dhe të pasur të botës.

Drupal Ad

Priten negociata intensive gjatë merkatos së verës sepse edhe për ishi-n e Az Alkmaar interesi i fituesve në fuqi të Champions Leagues konsiderohet një privilegj.

Në 11 sfidat e sezonit aktual, edhe pse ka dhënë vetëm 2 asiste, Milos Kerkez e ka treguar potencialin me kalimin e kohës dhe jo më kot pretendohet nga gjigandët e Spanjës dhe Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy