
Shqipëria e 19-vjeccarëve ka zbritur ditën e sotme në fushë, për të nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Kosovës U-19.
FSHF bën me dije se ka pasur një ndryshim të fundit ne listën e ekipit Kombëtar U-19, me sulmuesin e Internacionalit, Melsi Cereni, i cili nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të një dëmtimi të pësuar përgjatë kësaj fundjave.
Kësisoj, trajneri Cungu ka vendosur të thërrasë lojtarin e Partizanit, Erik Gjokën, i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e tij dhe stafit, teksa ka qenë edhe pjesë e seancës së parë stërvitore.



