
UEFA ka publikuar ditën e sotme formacionin më të mirë të zgjedhur për Europianin. Në të bëjnë pjesë pesë lojtarë të Italisë, duke filluar nga portieri Donnarumma, për të vazhduar me mbrojtësit Bonucci dhe Spinazzola, në mesfushë nuk mund të mungonte Jorginho, ndërsa në sulm Chiesa. Pjesa e më të mirëve janë edhe 3 anglezë, Sterling, Walker, Maguire.
Ajo që tërheq vëmendjen e të gjithëve, është se pavarësisht se Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i turneut, ai nuk bën pjesë në 11-shen më të mirë. Në qendër të sulmit është zgjedhur Romelu Lukaku i Belgjikës. Ndërkohë në mesfushë ka vend edhe për talentin e Spanjës, Pedri si dhe për lojtarin e Danimarkës, Hojbjerg.
Formacioni më i mirë i Europianit sipas UEFA-s:
Në portë: Donnarumma.
Në mbrojtje: Walker, Bonucci, Maguire, Spinazzola.
Në mesfushë: Hojbjerg, Jorginho, Pedri.
Në sulm: Chiesa, Lukaku, Sterling.



