Marcelo Bielsa është trajneri më i ri i Uruguait. Trajneri argjentinas, i ka dhënë fund papunësisë dhe është rikthyer në stol.
Bielsa do të marrë te Uruguain vendin e Diego Alonsos, i cili u largua pas dështimit në Botëror.
Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.



