Tifozat e Tiranës kanë reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket bojkotit që i kanë bërë skuadrës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale grupimi “Tirona Fanatics” kanë deklaruar se ata do të rikthehen të mbështesin skuadrën vetëm nëse largohet presidenti i klubit Refik Halili.



