Conte gati t’i japë fund papunësisë, projektohet në stolin e skuadrës angleze

Conte gati t’i japë fund papunësisë, projektohet në stolin e skuadrës angleze

Arsenali e nis shumë keq kampionatin, teksa në javën e parë u mposht nga debutuesit e Brentford. Kjo ka sjellë një reagim të ashpër të tifozëve të “Topçinjve”, të cilët kërkojnë largimin e trajnerit Mikel Arteta.

Duket se edhe drejtuesve i është mbushur kupa dhe po mendojnë të ndryshojë trajnerin. Sipas raportimeve të fundit thuhet se anglezët kanë planifikuar që në stol të emërojnë një italian.

Bëhet fjalë për Antonio Conte, i cili u largua nga Interi pas përfundimit të sezonit të kaluar. Gjithashtu për të bindur teknikun italian të marrë drejtimin e skuadrës londineze, drejtuesit e Arsenalit janë gati t’i bëjnë edhe një dhuratë në merkato.

Po planifikohet edhe afrimi i Lautaro Martinez, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm të Interi, gjatë kohës kur këta të fundit drejtoheshin nga Conte.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy