Tre çiklistë, janë përplasur keq, gjatë zhvillimit të etapës së katërt në turin çiklistik të Shqipërisë, Vlorë-Himarë-Llogara.
Çiklistët u përplasën mes tyre dhe dolën nga rruga, në aksin Kuç-Qeparo. Të dëmtuar nga përplasja, mbeten tre çiktistë, dy prej të cilëve, janë dëmtuar rëndë. Autoambulanca, i transportoi drejt spitalit të Himarës, aty ku morën edhe ndihmën mjekësore. Çiklistët kanë marrë plagë në trup, fytyrë dhe kokë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



