Jose Maria Gimenez, afër largimit nga Atletico Madridi

Jose Maria Gimenez, afër largimit nga Atletico Madridi

  Në sezonin e 13-të tek Atletico Madridi rendimenti i Jose Maria Gimenez ka ardhur në rënie. 

Sigurisht uruguajani prej vitesh me rradhë është konsideruar një pilar në prapavijën e ‘’ Los Colchoneros ‘’, situata e të cilit ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën. 

Lajmi është publikuar nga ‘ El Desmarque ‘ dhe  demostron se e ardhmja e tij në ‘’ Wanda Metroplitano ‘’ është në rrezik. 

Merkatoja e verës do të jetë përcaktuese për 31 vjeçarin, lojtar i  mënjanuar nga Diego Simeone, trainer i cili shquhet për kokëfortësinë dhe të qënit tejet kërkues. 

Drejtuesit e kryeqytetasve e kanë bërë me dije se do të tentojnë ta rifreskojnë repartin e mbrojtjes me elementë të rinj dhe në rastin konkret duhet thënë se kontrata e Jose Maria Gimenezit përfundon në 2028-tën. 

Fenerbahçe ka shfaqur interes për ishi-n e Danubios i cili i ka qëndruar besnik ‘’ Los Rojiblancos ‘’ por siç dihet çdo eksperiencë në futboll e ka një fund. 

Humbja e protagonizmit sidomos tek një ekip aspirues për fitimin e titujve tregon se cikli i amerikano-jugorit në Spanjë mund të ketë përfunduar, i cili ka kontribuar me 1 gol në 23 sfidat e sezonit aktual, të cilat kanë lënë për të dëshiruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy