Capello: Interi favorit për titullin, por nuk e kuptova strategjinë e Inzaghit në Champions

Capello: Interi favorit për titullin, por nuk e kuptova strategjinë e Inzaghit në Champions

Ish-trajneri Fabio Capello, duke folur për Interin, deklaroi se zikaltërit janë favoritë për fitimin e titullit kampion në Itali.

Megjithatë ai deklaroi se nuk e kuptoi strategjinë e trajnerit Inzaghi në Champions, ku ndaj Sociedad luanin për vendin e parë në renditje dhe Lautaro Martinez e nisi nga stoli.

Interi mbetet favorit për fitimin e titullit kampion. Nuk e kuptova strategjinë e Inzaghit në Europë. Ndeshja me Sociedadin ishte vendimtare për të shmangur rrugëtimin më të rrezikshëm në Champions League, por ai la në stol Lautaron për më shumë se një orë.

A nuk ishte më mirë që argjentinasi të luante më pak minuta ndaj Udineses, aq më tepër kur edhe rezultati ishte 3-0?! Tani kanë ndeshjen me Lazion në Olimpico, unë pres që ta shoh atë freskinë e Interit në fushë sepse për këtë arsye ndryshuan në Champions.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy