Tafaj: Italia mbeti jashtë Botërorit për shkak të një braziliani

Tafaj: Italia mbeti jashtë Botërorit për shkak të një braziliani

Gazetari Glendi Tafaj, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për Kupën e Botës deri tani.

Tafaj u shpreh se Brazili është një nga pretendentët kryesorë, për lojtarët që ka, por edhe për trajnerin.

Si tifoz i Italisë, Tafaj tha se italianët mbetën jashtë Botërorit, për shkak të një braziliani, duke iu referuar penalltive të humbura nga Jorginho në eliminatore.

Botërori është një eveniment unikal. Ka ritëm tjetër, ka fluks tjetër. Italianët janë jashtë Botërorit, për shkak të një braziliani, si Jorginho, që humbi penalltitë.

Brazili dihet që është një nga pretendentët, duke parë skuadrën që kanë. Brazili është pretendent kryesor dhe kanë një trajner shumë të mirë, si Tite. Nuk flet shumë, por bën një analizë shumë të mirë.

Messi edhe jashtë fushe ka ndryshuar. Nuk mund të jetë në karakter si Maradona, sepse ky i fundit është rritur ndryshe.

Maradona është rritur në ghettot e Argjentinës, ndërsa Messi te Barcelona. Messi luan me katër lojtarë pranë, është e vështirë të bësh shumë për shokët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy