
Vendimi i Ansu Fatit për të ardhmen i ka habitur drejtuesit e Barcelonës. Sulmuesi pretendon ndërrimin e ambjentit dhe në ditët e fundit ka nisur negociatat me disa ekipe. Megjithatë, sipas rrjedhës së ngjarjeve , Tottenham Hotspuri ka avancuar në lidhje me akordin për 20 vjeçarin, i cili synon më shumë minuta gjatë sfidave. Pavarësisht se cilësitë e Ansu Fatit janë të padiskutueshme , hapësirat e reduktuara tek ‘’ Los Cules ‘’ e bëjnë të pamundur qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’. Sipas ‘ Marcas ‘, ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ po vijojnë me sukses por gjithsesi do të rivalizojnë me të tjerë pretendentë për talentin e dalë nga akademia e famshme ‘ La Masia ‘. Qëllimi i kuq e bluve është huazimi i nxënësit të Xavi Hernandezit, shifër e cila do ta ndihmontë në lidhje me pagat e lojtarëve dhe gjithashtu për mbërritjen e të tjerë elementëve në Katalunjë.



