
Arlind Ajeti pas disa muajve pa skuadër, pak ditë më parë u zyrtarizua te Padova në Serie C në Itali. Pas firmës, lojtari është shfaqur i lumtur, teksa shkurtimisht u shpreh se shpreson që tani të rifitojë vendin në Kombëtaren shqiptare.
“Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi. E di historinë e këtij klubi dhe e di se si funksionon. Jam optimist sepse shoh që të gjithë këtu duan të shkojnë në Serie B.
Kohët e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj që thirrja të vijë. Dua të rifitoj një fanellë falë këtij klubi.
Nuk prisja të qëndroja pa skuadër për kaq shumë kohë pas largimit nga Reggiana, por Covid ka komplikuar gjithçka. Tani shpresoj të jem i gatshëm për disa javë”, u shpreh Ajeti.



