
Kombëtarja shqiptare prej ditësh ka nisur grumbullimin dhe mbrëmjen e së premtes, mbërriti në Austri, aty ku do të qëndrojë për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ndaj Lihteshtejnit dhe Azerbajxhanit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin kanë udhëtuar 24 lojtarë, ndërsa Berat Gjimshti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të bashkohen me skuadrën në Austri.

Dy miqësoret e Shqipërisë, do të luhen para Europianit, në mënyrë që trajneri Silvinjo, të shikojë më mirë gjendjen e lojtarëve para eventit madhor.
Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më 3 qershor në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 20:00, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit më 7 qershor po në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 19:00.



