Shenja pozitive, në Itali stadiumet pritet të hapen në kapacitetin e plotë

Shenja pozitive, në Itali stadiumet pritet të hapen në kapacitetin e plotë

Stadiumet në Itali pritet të hapen në kapacitetin maksimal, ndoshta që nga muaji mars. Është kjo hipoteza, mbi të cilën Federata Italiane e Futbollit po diskuton me qeverinë.

Klubet kanë vuajtur mungesën e tifozëve në 2 vitet e fundit, për shkak të pandemisë. Së fundmi, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, ku është folur për hapjen e stadiumeve në kapacitet maksimal.

Shenjat kanë qenë pozitive nga të dyja palët dhe ndoshta nga fillimi i muajit mars, në Itali mund të shikojmë përsëri stadiumet plot. Një lajm i mirë ky për të gjitha skuadrat, sidomos tani në një fazës vendimtare të sezonit.

Momentalisht stadiumet janë të hapura në 50% të kapacitetit, ndërsa do të fillojë të ngrihet gradualisht numri në 75% dhe më pas në 100%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy