Kërkesa e Realit ndaj Rudiger

Kërkesa e Realit ndaj Rudiger

  Uria për sukses e ka bërë gjithmonë Real Madridin të jetë protagonist absolut në çdo merkato . ‘’ Galaktikët ‘’ po performojnë shkëlqyeshëm në këtë sezon duke luftuar kryesisht në dy fronte shumë të rëndësishme si Champions League dhe Primera Division ku vijojnë të qetë luftën për fitimin e titullit.

 Carlo Ancelotti po tregon aftësitë edhe në etapën e dytë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe i ka bërë disa kërkesa Florentino Perezit i cili po mundohet me çdo mënyrë për t’ia plotësuar italianit.

Një ndër të preferuarit e ishi-t të Milanit për prapavijën është Antonio Rudiger , për të cilin po mundohen të përfitojnë sa më shumë duke marrë në konsideratë problematikat e kohëve të fundit të Chelseat dhe sipas ‘ Marcas ‘ , drejtuesit kanë kërkuar uljen e pretendimeve që arrijnë 55 milionë eurot të cilat i korrespondojnë transferimit dhe rrogës së tij pasi për presidentin spanjoll kjo shifër është krejtësisht e papërballueshme.

Nga një anë 29 vjeçari mund të justifikohet për faktin se konsiderohet ndër qëndërmbrojtësit më të mirë në qarkullim por kryeqytetasit e kanë të pamundur për ta kaluar këtë barrierë e cila nënkupton një tërheqje të ‘’ Los Blancos ‘’ nëse kjo histori nuk do të ketë ndryshime në vazhdimësi.

Pas dere qëndrojnë fort Barcelona , Bayern Munchen dhe Juventus dhe pikërisht ky fakt konsiderohet një minus shumë i madh për ‘’ Los Merengues ‘’ sepse do ta humbnin objektivin kryesor për prapavijën duke ia ofruar një prej rivalëve të mundshëm në Champions League në të ardhmen .

Megjithatë shpresa vijon për Real Madridin sepse e mban në lojë dëshira e ishi-t të Romës për të lënë ‘’ Stamford Bridgen ‘’ sidomos në këtë periudhë me shumë pikpyetje për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ pas sanksioneve ndaj Roman Abramovich dhe pritjes se një pronari të ri për ti lideruar anglezët në  vazhdimësi.

Duke parë perspektivën e të ardhmes , Antonio Rudigerit i leverdis të bëhet pjesë e spanjollëve sepse me Ancelottin në stol kanë rifituar cilësitë e dikurshme të cilat po i reflektojnë si në La Liga edhe në Champions League , aty ku i presin dy gjysëmfinale ferri kundër Manchester City-t , skuadër që tenton prej vitesh ta vendosë emrin në librin e fituesve të këtij kompeticioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy