Formacioni ndaj Partizanit në Beograd, Daja do të guxojë me ekip sulmues

Formacioni ndaj Partizanit në Beograd, Daja do të guxojë me ekip sulmues

Skënderbeu nuk do të rreshtohet me forca të shumta në mbrojtje, por do të guxojë në transfertën ndaj Partizanit të Beogradit.

Të paktën, këtë ka treguar me provën që ka bërë me formacionin trajneri Ilir Daja. Pritet që të enjten skuadra të rreshtohet me skemën 4-3-3. Dilema e vetme është nëse do të luajë Tefik Osmani apo Bajram Jashanica në qendër të mbrojtjes. Në seancën e djeshme është provuar korçari, për të formuar dyshen me Marko Radasin.

Në portë do të jetë Shehi, ndërsa Mici dhe Vangjeli do të plotësojnë mbrojtjen nga krahët. Në mesin e fushës treshja Lilaj, Muzaka dhe Taku duket e palëvizshme. Më të avancuar do të jenë Xhejms dhe Gavazaj, për të mbështetur Ali Soue. Pritet që sot ose maksimumi nesër të konfirmohet gjendja e Jashanicës, i cili nga Daja konsiderohet lojtar formacioni. Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin është edhe gjendja optimale e Osmanit./ Panoramasport / 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy