Përballja Bayern-Inter, Zajmi: Do të jetë një ndeshje me ekuilibra (VIDEO)

Përballja Bayern-Inter, Zajmi: Do të jetë një ndeshje me ekuilibra (VIDEO)

Uvil Zajmi, opinionist sportiv, analizoi në studion e MCN Informacion përballjen e pritshme Bayern-Inter. Zajmi tha se situata e të dy skuadrave është e ngjashme dhe kjo do të bëjë që edhe loja të jetë e ekuilibruar. Sipas Zajmit, ka gjasa që kualifikimi të vendoset nga ndeshja pasardhëse.

Është një takim që i përket historisë dhe traditës. Duke iu referuar momentit të fundit, kemi të bëjmë me dy klube me histori që përplasen në Mynih. Do të përmend disa lojtarë: Rumenigen, Mateus. Janë skuadra me raporte të mira me njëra-tjetrën. Ndeshja drejtohet nga një zviceran i zgjedhur nga UEFA. Nuk është e lehtë të arbitrosh futbollin latin.

Ajo që unë dua të them është se të dy skuadrat komandojnë kampionatet e vendeve të tyre. Një skuadër që ka dominuar në Champions, me një grup të mirë lojtarësh, sot i mungon një nga lojtarët kryesorë. Ka entuziazmin e publikut dhe dëshirën për të fituar. Nuk është ai Bajerni i famshëm që të mund dhe është spektakolar. Është një skuadër që shënon.

Interi ka probleme në rezultate dhe lojë. Një skuadër që nuk jep siguri në lojë. Një nga problemet është edhe dyshja e sulmit. Nuk janë lojtarë të skuadrës. Nuk është si dikur.

Gjykoj se janë dy skuadra në ekulibër. E shoh të tillë edhe ndeshjen. Kualifikimi do të zgjidhet në ndeshjen e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy