Chelsea zgjedh zëvendësuesin e Rudiger

Chelsea zgjedh zëvendësuesin e Rudiger

Me qëndrimin e Antonio Rudiger në rrezik , Chelsea ka filluar kërkimin për gjetjen e një zëvëndësuesi ideal për gjermanin . Kryeqytetasit i janë rikthyer pistës Jules Kounde i cili konsiderohet një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen dhe sipas ‘ Daily Star  ‘  kanë filluar përveshjen e mëngëve  për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’. Kërkesa  e Sevillas në lidhje me 22 vjeçarin mbetet e njëjta sepse s’ka ndërmend të lejojë largimin e tij nga  ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ për më pak se 70 milionë euro , shifër të cilës do ti qëndrojë besnike deri në fund.  

Gjithsesi  aktualisht rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar paksa sepse nëse Antonio Rudiger do ti japë fund eksperiencës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , në njëfarë mënyre Chelsea do të detyrohej ta pranonte kërkesën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’  .

 Nëse i referohemi gjermanit  mund të thuhet se një ndër arsyet kryesore të mosrinovimit të kontratës me kampionët në fuqi të Champions Leagues është interesi i Real Madridit dhe Paris St Germain për një lojtar që ka shkruar historinë duke kontribuar në fitimin për të dytën herë të kompeticionit më prestigjoz  europian .

Cilësitë nga të cilat karakterizohet konsiderohen shumë tunduese nga këto ekipe  dhe Chelseat nuk i mbetet gjë tjetër veçse të këmbngulë për Jules Kounde , lojtar që është shëndërruar në të pazëvëndësueshëm për Julen Lopeteguin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy