Java e 25-të në Superligën e Kosovës, prodhoi surpriza të mëdha sa i përket rezultateve.
Ballkani kryesues u mposht në transfertë nga Fushë Kosova me rezultatin 2-0. Pavarësisht humbjes, skuadra e Ilir Dajës, mbetet në krye me 51 pikë, pas humbjes së Llapit.
Këta të fundit u mposhtën 2-1 nga Malivesha, në një sfidë të luftuar deri në fund. Llapi mban vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Malisheva në vendin e katërt me 44 pikë.
Ndërkohë Gjilani triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Lirisë.



