
Në orët e fundit Manchester United ka hedhur hapa të sigurtë drejt finalizimit të një marrëveshje shumë të rëndësishme.
Anglezët janë shumë afër blerjes së Cody Gapko , lojtar që ka spikatur me Hollandën e Van Gaal në dy sfidat e para të Botërorit.
Sipas gazetarit Pedro Almeida , sulmuesi do të përgatisë valixhet për të udhëtuar drejt ‘’ Old Traffordit ‘’ , pas këtij evenimenti.
Në dy sezonet e fundit 23 vjeçari shkëlqeu me Psv Eindhoven duke evidentuar se e ardhmja do të jetë larg Eredivisies dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë shfaqur në skenë për t’ia rrëmbyer talentin hollandezëve.
Deri në këtë moment , Cody Gapko ka shënuar 14 gola në 23 sfida me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , shtuar dy golat me ‘’ Tulipanët ‘’ respektivisht kundër Senegalit dhe Ekuadorit në dy ndeshjet e para , fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar nga Manchester United.
Erik Ten Hag prej muajsh vijon të analizojë performancat e ekstremit, për të cilin Psv Eindhoven kërkon 50 milionë euro, shifër e cila s’besohet se do ti krijojë vështirësi britanikëve për arsye se konsiderohen një skuadër tepër potente në aspektin ekonomik.
Ringritja e Manchester United ka filluar dhe me Erik Ten Hag besohet se rezultatet do të vinë sepse ky klub ka patur gjithmonë si kryefjalë arritjen tek sukseset pavarësisht se në kohët e fundit ka patur luhatje gjatë sfidave .



