
Cështja e rinovimit të Kingsley Koman i ka lënë të pakënaqur drejtuesit e Bayernit . Bavarezët nuk ia kanë arritur rinovimin me sulmuesin francez , fakt që i ka detyruar të fillojnë kërkimet për gjetjen e një tjetër alternative për ofensivën . Emri më i pëlqyer nga gjermanët është Luis Diaz , sulmues që ka shfaqur një nivel impresionues me Porton . Sipas portalit gjerman ‘’ TZ ‘’ Bayern Munchen ka filluar me tratativat për ta transferuar kolumbianin në ‘’ Allianz Arena ‘’ , vlera e të cilit është vetëm 25 milionë euro .
Por për 24 vjeçarin mbetet në luftë edhe Evertoni , skuadër që i është rikthyer kësaj piste pas hapit fals në verën e kaluar ku s’mundën ta transferonin në ‘’ Goodison Park ‘’. Numri një i stolit të ‘’ The Toffees ‘’ Rafa Benitez e preferon shumë golashënuesin e portugëzeve të cilin e ka ndjekur prej një kohe të gjatë dhe shpreson ta ketë nën urdhërat e tij në merkaton e ardhshme .
Aktualiteti e favorizon shumë Luis Diazin sepse është një ndër lojtarët më rezultativë tek bardhekaltërit dhe Everton me Bayern Munchen do të kenë një luftë të hapur edhe pse s’përjashtohet fakti se për ishi-n e Junior mund të shtohen pretendentët me kalimin e kohës.
Pavarësisht se është vetëm fillimi, 5 gola në 7 ndeshje japin për të kuptuar se kemi të bëjmë me një sulmues tepër produktiv dhe interesi i Bayernit ia thekson më tepër vlerat 24 vjeçarit .



