Tallje me Francën, belgët kërkojnë përsëritjen e ndeshjes me Italinë

Tallje me Francën, belgët kërkojnë përsëritjen e ndeshjes me Italinë

Pak ditë më parë, një peticion në Francë arriti mbi 270 mijë firma, për përsëritjen e ndeshjes me Zvicrën, e cila i eliminoi nga Europiani.

Francezët pretendonin se portieri i Zvicrës Sommer, gjatë penalltisë së Mbappe nuk ishte në vijë dhe për këtë arsye kërkuan përsëritjen e ndeshjes, duke hapur edhe një peticion, ku mblodhën mbi 270 mijë firma. Këtë herë kanë qenë tifozët e Belgjikës, që kanë hapur një peticion, për përsëritjen e ndeshjes me Italinë, që i eliminoi në çerekfinalen e Europianit.

Gjithsesi kjo nismë e belgëve është tallje me tifozët e Francës. Me ironi tifozët e Belgjikës thanë: “Të riluhet ndeshja Belgjikë-Itali, në mënyrë që të humbasim përsëri. U mposhtëm nga më të fortët, qëllimi është që ata (Italia) ta konfirmojnë se janë realisht skuadra më e fortë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy