
Interesi i Napolit për Samu Costa mund të rezultojë me largimin e tij nga ‘’ Son Moix ‘’ gjatë merkatos së verës.
Portugezi ka avancuar me sukses në rradhët e Mallorcas, në një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie siç është Primera Division, ndër pesë më të bukurit e Europës.
Drejtuesit e ‘’ Il Partenopei ‘’ me në krye Antonio Conten kanë marrë shënime për mesfushorin gjatë kësaj periudhe, të cilin gjithashtu e pret edhe një eveniment i rëndësishëm si Botërori.
25 vjeçari spikat për fizikun, të qënit luftarak, tejet efikas në organizimin e lojës dhe rikuperimin e topave.
Traineri nga Lecce mendon se ish fituesve të Scudettos i nevojitet pikërisht një lojtar i këtij niveli dhe ndërkohë presidenti i ishullorëve Andy Kohlberg pretendon të arkëtojë rreth 12 milionë euro.
Tashmë për numrin një të stolit, ishi-n e Chelseat Samu Costa konsiderohet një prioritet dhe dyert e ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ janë hapur.
Ishi i Almerias është koshient se nëse do të veshë bluzën bardhekaltër sigurisht do të jetë pjesë e një ekipi në të cilin nuk tolerohen gabimet pasi nëse rezulton kështu të takon të ngrohësh stolin.
Për më tepër vënia në dispozicion të Antonio Contes konsiderohet gjithashtu një privilegj dhe sfidë njëkohësisht, pasi është tejet kokëfortë dhe gjithmonë kërkon maksimumin.



