
Eshtë thënë prej shumë kohësh se blerja e Erling Haaland do të jetë një sfidë më vete për shumë klube të elites .
Disa prej tyre vijojnë të insistojnë por sipas Fabrizio Romanos , Barcelona e ka shmangur këtë pistë për arsye të pretendimeve të Borussia Dortmundit , të pamundura për tu plotësuar nga ‘’ Los Cules ‘’.
Joan Laporta ia ka mbyllur derën norvegjezit , tezë të cilën e ka justifikuar me faktin se sforcimet mund të dëmtojnë të ardhmen e spanjollëve , vendim llogjik që i jep përparësi transferimit të elementëve të tjerë në ‘’ Camp Nou ‘’.
Me këtë deklaratë presidenti katalan ia ka lënë rrugën shtruar Manchester City-t dhe Real Madridit , ekipe që e kanë potencialin për ta arritur akordin dhe ‘’ The Citiziens ‘’ janë disi më të favorizuar për bishën norvegjeze.
Pretendimet e 21 vjeçarit janë shifra stratosferike dhe klubi që do të ketë fatin ta ketë pjesë të tij golashënuesin do ti duhet të shpenzojë 200 milione euro në sezonin e parë , 50 prej të cilave i korrespondojnë rrogës së Erling Haaland , 100 kartonit dhe 50 të tjera agjentit Mino Raiola.
Megjithatë lufta e spanjollëve vijon dhe pas akordit me Franck Kessien dhe Andreas Christensen sipas Joan Laportas do të jenë edhe dy blerje të tjera për të kompletuar një ekip tepër kompetitiv për sezonin 2022/2023.
Barcelona e ka marrë veten shumë shpejt pas një merkatoje cilësore në janar dhe tanimë po shijon sukseset por rruga mbetet akoma e vështirë dhe duke qenë se sezoni është drejt fundit duhet të tregohet shumë e kujdesshme për ta mbyllur ashtu siç duhet .



