Newcastle pëlqen Gareth Bale

Newcastle pëlqen Gareth Bale

 Impakti që ka krijuar Newcastle United në botën e futbollit vijon të japë rezultate të menjëhershme . Sheiku  Yasir Al Rumayyan po këmbngul për shëndërrimin e bardhezinjve në klubin më të fuqishëm në planet në çdo aspekt dhe rrugëtimi i deritanishëm jep shumë për të kuptuar  .

 Merkatoja pa dyshim është një ndër faktorët thelbësorë që do ti ringrejë anglezët për të cilët objektivi vijues është Gareth Bale .  

Këtë lajm e ka konfirmuar ish lojtari i Liverpoolit dhe Real Madridit Steve McManaman . Uellsianit i mbetet edhe një vit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe me finalizimin e kontratës me ‘’ Galaktikët ‘’ mund të shëndërrohet në yllin e sulmit të Newcastle .

Nëse kthehemi mbrapa në kohë evidentohet  se marrëdhëniet e sulmuesit me Premier Leaguen janë të shkëlqyera dhe këtë fakt e ka demostruar tek Tottenham Hotspuri , eksperiencë që i  shërbeu si trampolinë për të veshur bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’ .

Emri  i 32 vjeçarit është lidhur ngusht edhe me Manchester United në të kaluarën por me këtë risi në botën e futbollit të gjitha skuadrat do ta kenë të vështirë përballjen me Newcastle  .  

Me kalimin  nga ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ tek Real Madridi , Gareth Bale ka patur fatin të jetë fitues i shumë trofeve kolektivë duke i dhënë një tjetër kuptim karrierës dhe tashmë mund të hapet një tjetër dritë jeshile për vijimin e saj tek një skuadër e cila po ndërtohet për të dominuar në mënyrë absolute në fushat e blerta .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy