Juventus, insiston për Jadon Sanchon

Juventus, insiston për Jadon Sanchon

Përpjekjet e vazhdueshme të drejtuesve të Juventusit për të arritur marrëveshjen me Jadon Sanchos po japin efekt.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është një ndër pretendentët kryesorë të anglezit dhe sipas ‘ SportMediaset ‘, negociatat janë drejt përfundimit.

Si duket Chelsea do të mbesë me duar bosh, një rival shumë i sikletshëm për italianët por këta të fundit besohet se do të buzëqeshin.

Pavarësisht kualitetit të padiskutueshëm, rendimenti i mesfushorit në sezonet e fundit ka lënë për të dëshiruar dhe ky fakt kurrsesi nuk mund të anashkalohet.

Për më tepër nuk e ka bindur trainerin Erik Ten Hag për ta aktivizuar si titullar të padiskutueshëm dhe bardhezinjtë shihen si një urë shpetimi për avancimin e mëtejshëm.

Eksperienca në Bundesligë dhe në Premier League vlerësohet nga traineri Thiago Motta, i cili mund ta shfrytëzojë teknikën, shpejtësinë dhe adaptimin në disa pozicione të ofensivës për ti ardhur në ndihmë ish rekordmenëve të Serisë A në të shkuarën.

Me vetëm 24 vite mbi supe Jadon Sancho premton shumë dhe sipas ekspertëve të merkatos shumë shpejt do të kalojë në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë disi më të disavantazhuar në krahasim me Juvenusin, një ekip që kërkon të rikuperojë terrenin e humbur, në Itali dhe Europë.

Edhe pse e ka filluar zyrtarisht sezonin me Manchester United, ditët e mbetura do ti vënë pikën mbi i kësaj historie për një lojtar tejet cilësor, edhe tek Anglia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy