
Siç dihet në çdo merkato qoftë dimërore apo verore objektiv prioritar për Real Madridin mbetet përforcimi i mbrojtjes.
Falë Florentino Perez ‘’ Galaktikët ‘’ janë shëndërruar në një ndër më të pasurit dhe të suksesshmit në futboll por përpjekjet natyrisht vijojnë për ti shtuar trofetë në vitrinën e tejmbushur.
Me Jose Mourinhon të rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ fillon një tjetër etapë në historinë e ‘’ Los Merengues ‘’ dhe objektivi i rradhës është Riccardo Calafiori.
Italiani ka bërë mirë tek Arsenali dhe sipas ‘ As ‘ po tentohet me çdo kusht për të firmosur me ish fituesit e Champions Leagues.
Gjatë dy sezoneve në ‘’ Emirates ‘’ demostroi kualitetin në prapavijë, në një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër.
Në sezonin e shkuar ‘’ Los Blancos ‘’ shfaqën dobësi sidomos në mbrojtje dhe për drejtuesit ka ardhur momenti që t’ia vënë pikën kësaj problematike.
Megjithatë, traineri Mikel Arteta është shprehur gjithmonë me superlativa për ishi-n e Bolognas dhe shpreson ta ketë nën urdhërat e tij për më gjatë.
Por, interesi i Real Madridit s’të vjen shpeshherë gjatë karrierës dhe pritet që strategu i ‘’ Topchinjve ‘’ ta analizojë me kujdes këtë situatë.
Çdo gjë do të varet nga oferta e bosit të gjigandëve të Spanjës dhe objektivit të Riccardo Calafiorit për vijimësinë, një mbrojtës i konsoliduar tashmë tek 13 herë kampionët e Premier Leagues.



