
Juventusi mori lajmin e mirë këtë të enjte, për rikthimin e 15 pikëve, të hequra pak muaj më parë.
Në vendimin për dënimin e bardhezinjve, u gjetën parregullsi dhe skuadrës i janë rikthyer pikët e hequra.
Me rikthimin e pikëve, Juventusi ngjitet në vendin e tretë në renditje me 59 pikë, duke sjellë ndryshime në klasifikim.
Ndërkohë Milani dhe Interi mbeten jashtë zonës Champions momentalisht, pasi kuqezinjtë mbajnë vendin e pestë me 53 pikë, ndërsa zikaltërit vendin e gjashtë me 51 pikë.
RENDITJA:
Napoli 75 pikë
Lacio 61 pikë
Juventus 59 pikë
Roma 56 pikë
Milan 53 pikë
Inter 51 pikë
Atalanta 49 pikë



