Edmir Sali është lojtari më i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas, ka njoftuar këtë të shtunë, firmën me portierin 25-vjeçar. Sali ishte pjesë e Kastriotit në sezonin e fundit, ku spikati me paraqitjet e tij. Portieri e njeh mirë kampionatin, pasi përveç Kastriotit, ka luajtur edhe për skuadra si Flamurtari dhe Kastrioti. “Ditën e sotme në prani të presidentit Bardhi, portieri vlonjat firmosi kontratën e re që e bën pjesë të bluve të kryeqytetit në sezonin e ri. 25-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Laçit ndërsa në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Kastriotit”, shkruan klubi.



