Pogradeci mirëpret Maratonën “Enkelana”, mbi 550 vrapues nga 30 vende të botës në garë

Pogradeci mirëpret Maratonën “Enkelana”, mbi 550 vrapues nga 30 vende të botës në garë

Mbi 550 vrapues nga më shumë se 30 shtete të botës morën pjesë në edicionin e katërt të Maratonës Ndërkombëtare të Vrapimit “Enkelana”, e zhvilluar në qytetin e Pogradecit.

 

Sportistët garuan në dy kategori, atë të 21 kilometrave dhe të 11.5 kilometrave, përgjatë një itinerari panoramik buzë Liqenit të Ohrit. Aktiviteti solli në qytet atletë nga vende të ndryshme, duke e kthyer Pogradecin në një pikë takimi për sportistët dhe dashamirësit e vrapimit.

 

Në garën kryesore, atë të 21 kilometrave, triumfoi kosovari Tirron Mamusha, ndërsa në kategorinë e femrave vendin e parë e fitoi Gresa Bakraçi. Pas përfundimit të garës, të dy sportistët vlerësuan organizimin dhe atmosferën e krijuar gjatë këtij eventi ndërkombëtar.

 

Edhe gara e 11.5 kilometrave solli emocione të shumta. I pari që preku vijën e finishit ishte Albert Abazi nga Kërçova, ndërsa te femrat triumfoi atletja shqiptare Kristina Pura. Fituesit ndanë pas garës emocionet dhe përshtypjet e tyre për pjesëmarrjen në maratonën e zhvilluar në brigjet e liqenit.

 

Përtej rezultatit sportiv, organizatorët dhanë edhe një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e aktivitetit. Maratona Ndërkombëtare “Enkelana” do të vijojë të zhvillohet në Pogradec edhe për pesë vitet e ardhshme, me synimin për ta konsoliduar qytetin si një nga destinacionet kryesore të atletikës dhe sportit në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy