
Pavarësisht ecurisë pozitive të Interit deri në këtë moment të sezonit, pritet që në merkaton dimërore drejtuesit të ndërhyjnë për tu fuqizuar edhe më shumë për fazën më vendimtare të tij.
Një ndër repartet ku Simone Inzaghi pretendon të shtojë forcat është ofensiva dhe tashmë numri një i stolit i ka shkelur syrin Mehdi Taremit.
Kontrata e iranianit me Porton përfundon në 30 qershorin e 2024-tës dhe për largimin e tij nga ‘’ Dragao ‘’ portugezët kanë përcaktuar 20-25 milionë euro.
Për 31 vjeçarin, italianët do të sfidojnë Milanin dhe Real Madridin por megjithatë, deri më tani Interi është dukshëm në avantazh për yllin e Portos por nuk përjashtohet mundësia të transferohet në ‘’ San Siro ‘’ ose ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Duke iu referuar rëndësisë në skemat e Sergio Conceiçaos, drejtuesit e ‘’ Dragojve ‘’ me në krye presidentin Jorge Nuno po bëjnë maksimumin për të evituar largimin e ishi-t të Rio Aves, i cili po zhvillon sezonin e katërt me gjigandët e Portugalisë.
Në 8 sfidat e para të sezonit, Mehdi Taremi numëron 2 gola por njihet për rrezikshmërinë në metrat e fundit, fakt që e ka ndihmuar Porton në arritjen e sukseseve.



