Paraqitje e shkëlqyer ndaj Interit, mediat italiane vlerësojnë Etrit Berishën

Paraqitje e shkëlqyer ndaj Interit, mediat italiane vlerësojnë Etrit Berishën

Etrit Berisha zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer ditën e djeshme, në ndeshje që Torino barazoi 1-1 ndaj Interit.

Portieri shqiptar, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, me disa pritje vendimtare. Fillimisht Berisha ndali një gjuajtje të rrezikshme me kokë të Lautaro Martinez, ndërsa më vonë priti një top të gjuajtur nga Calhanoglu.

Edhe në pjesën e dytë, shqiptari tregoi të gjitha reflekset, duke ndalur Dimarco dhe Vidal, për t’u mposhtur vetëm në minutat e fundit nga Sanchez.

Mediat italiane e kanë vlerësuar pozitivisht Berishën, të cilit i kanë dhënë notën 7 dhe së bashku me Bremer ishin dy lojtarët me notën më të lartë te Torino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy