
Zërat e kohëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Ansu Fatit larg Barcelonës, kanë vënë në lëvizje drejtuesit e Arsenalit për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin. Lojtari i lindur në Guinea- Bisau është mënjanuar nga Xavi Hernandezi, fakt që i favorizon ‘’ Topchinjtë ‘’ në këto ditë përcaktuese të merkatos së verës. Kryeqytetasit e kanë hedhur hapin e parë duke ofruar mbi 50 milionë euro për 20 vjeçarin, shumë i rrezikshëm në metrat e fundit , prezenca e të cilit mund ti avantazhojë drejt portave kundërshtare. Pavarësisht se do të konsiderohej një ndër lëvizjet më të bujshme në këtë merkato, tek Arsenali do të kishte një tjetër shans për të rikuperuar vlerat e humbura , në një ndër kampionatet më spektakolarë në glob siç është Premier League. Duke marrë parasysh problematikat e thekusuara të kuq e bluve në aspektin ekonomik dhe rendimentin jo në lartësinë e duhur , drejtuesit e tyre mund ta pranojnë ofertën e ‘’ The Gunnersave ‘’ në ditët e mbetura të merkatos .



