Mesfushori me origjinë shqiptare por që luan për Zvicrën, Granit Xhaka, gjatë një udhëtimi me autobuzin e skuadrës së Arsenalit është vënë në lojë nga shokët e ekipit kur e kishte zënë gjumi në poltronë. Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale shihet se si xhaka ngacmohet nën hundë mes të qeshurave të lojtarëve të ekipit dhe telefonave që e filmojnë.
Por duket qartë se Xhaka po lodhet së tepërmi në Londër dhe, ashtu siç shihet edhe në video, nuk reagon fare ndaj ngacmimeve të shokëve të ekipi. Vetë video është tepër e shkurtër për të parë më shumë, tipit nëse topçinjtë arrijnë ta zgjojnë. Një gjë mbetet e sigurt: Graniti duhet të jetë vigjilent dhe i talentuar jo vetëm në fushë por edhe kur bën “një sy” gjumë.



