Barazimi ndaj Erzenit, Josa: Ndeshje e luftuar, nuk doja të rrezikoja gjithçka në fund

Barazimi ndaj Erzenit, Josa: Ndeshje e luftuar, nuk doja të rrezikoja gjithçka në fund

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Erzenit.

Tekniku i kurbinasve, deklaroi se priste më shumë në pjesën e parë, ndërsa shtoi se në fund nuk donte të rrezikonte gjithçka, për fitore, pasi mund të humbiste.

Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Në pjesën e parë duhet të ishim më të vëmendshëm. Kishim vështirësi, sepse kundërshtari mbrohej me 5 lojtarë dhe mundohej të na kapte në kundërsulme.

Të dy mbrojtësit e krahut, Kurti dhe Qato ishin në lartësinë e duhur. Duhet të ishim më të shpejtë për lëvizjen e topit në mesfushë. Lëvizjet tona, nuk ishin ato të duhurat. Penetrimi në zonën kundërshtare, duhet të ishte në vendin dhe kohën e duhur.

Diferenca u bë në pjesën e parë, që nuk ishte edhe aq e mirë për ne. Përveç topit të kthyer, nuk zotëruam topa nga mesfusha që të dilnim përpara.

Nuk është problemi vetëm te goli, por problemi është te zgjidhjet që duhet të japim ne për të shkuar te goli. Nga jashtë zone, goditëm mirë me Ujkën, por nuk është e mjaftueshme.

Në 10 minutat e fundit, jam i kujdesshëm, sepse kur do të marrësh maksimumin, mund ta pësosh. Në minutat e fundit, u futëm edhe në panik. Kur shkon loja në 10 minutat e fundit, unë nuk i rrezikoj të gjitha.

Tresa është një lojtar që ka treguar diçka pozitive për skuadrën. U dëmtua, por ne nuk mund të varemi nga një lojtar. Është i ri dhe ka kohë për tu rritur. Në atë pozicion ne kemi vendosur Bajramaj, i cili gjithashtu ka cilësi të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy