
Duke qenë se e ardhmja e Jadon Sanchos në ‘’ Old Trafford ‘’ vijon në dyshim, drejtuesit e Juventusit kanë menduar të tentojnë për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos së janarit.
Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po analizon huazimin e 23 vjeçarit, i cili së fundmi ia ka mbyllur derën Borussia Dortmundit, ish ekipit të tij.
Gjithashtu për Jadon Sanchon u interesua edhe Roma por duket se torinezët momentalisht janë më të avantazhuar.
Eksperienca jo e mirë tek Manchester United imponon pa dyshim ndërrimin e ambjentit dhe ish rekordmenët e Scudettos, me 9 tituj të fituar rradhazi kërkojnë të shtojnë cilësinë në repartin e mesfushës.
Në sezonin aktual , Jadon Sancho numëron vetëm tre sfida me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ , fakt që e përforcon largimin nga i ashtuquajturi ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.



