
Gara për mesfushorin e Schalke 04 Assan Ouedraogo sa vjen edhe ashpërsohet për arsye të futjes në garë të pretendentëve .
Milani i është shtuar listës , për të cilin drejtuesit e gjermanëve synojnë 20 milionë euro.
Ato të kuqezinjve, veçanërisht traineri Stefano Pioli e vlerëson 17 vjeçarin i cili po bën bujë në një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie siç është Bundesliga 2.
Një transferim në ‘’ San Siro ‘’ konsiderohet një mundësi shumë e mirë për talentin e të ashtuquajturve ‘’ Minatorëve ‘’ , ekip i cili është shquar gjithmonë si një ndër rivalët më problematikë në Gjermani por vitet e fundit ka rrëshkitur ndjeshëm .
Siç dihet gara në Scudetto sa vjen edhe ashpërsohet dhe ‘’ Djalli ‘’ konsiderohet një kandidat potencial për të përsëritur sukseset e të kaluarës, pa anashkaluar as Champions Leaguen, kompeticion në të cilin deri më tani nuk ka provuar shijen e fitores.



