Real Madridi, refuzon Liverpoolin për Rodrygo Goes

Real Madridi, refuzon Liverpoolin për Rodrygo Goes

Insistimi i Liverpoolit për Rodrygo Goes, e ka marrë përgjigjen në orët e fundit. Real Madridi e ka refuzuar menjëherë oferten e ‘’ The Redsave ‘’ prej 120 milionë eurosh, sipas raportimeve të ‘ Sport ‘.

23 vjeçari konsiderohet një lider në metrat e fundit, i paprekshëm në 11-shen e Carlo Ancelottit.

Me transferimin nga Santosi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në 2019-tën, karriera e Rodrygo Goes ka ndryshuar në çdo aspekt, i cili po bën diferencën edhe në kontinentin e vjetër.

 

Drupal Ad

 

 

 

Tashmë, në rolin e një protagonisti të padiskutueshëm, nxënësi i ishi-t të Milanit po e përmirëson rendimentin sezon pas sezoni, tek një ekip tek i cili gabimet nuk falen.

17 gola dhe 8 asiste në 51 sfidat e të kaluarit i japin të drejtë Florentino Perezit, i cili investoi 45 milionë euro në qershorin e 2020-tës, president që ka dhënë maksimumin ndër vite për ekipin e zemrës.

Por përveç Liverpoolit edhe Manchester City bashkë me Chelsean tentuan ta largonin nga ‘’ Los Merengues ‘’ por Rodrygo Goes menjëherë ia mbylli derën anglezëve.

Të jesh pjesë e Real Madridit do të thotë që përfaqëson një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit, i cili ne sezonin e kaluar fitoi Champions Leaguen, Superkupën e Spanjës, La Ligan dhe i mbeten edhe sfida kundër Atalantës, e vlefshme për Superkupën e Europës dhe natyrisht Botërori i Klubeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy