Zyrtare, Tirana firmos me mbrojtësin 22-vjeçar

Zyrtare, Tirana firmos me mbrojtësin 22-vjeçar

Tirana ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e radhës në merkato. Bardheblutë prej kohësh janë në kërkim të një mbrojtësi, për të zëvendësuar të larguarin, Erjon Hoxhallari.

Kohët e fundit, në media kanë qarkulluar emra si Arlind Ajeti dhe David Domgjoni, por mbrojtësi për Tiranën, ka ardhur nga Maqedonia e Veriut.

Besir Iseni, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Struga Trim Lum, ka firmosur për 3 sezone me kampionët e Shqipërisë.

Iseni është 22 vjeç dhe aktivizohet në qendër të mbrojtjes, por mund të luajë edhe në krahun e majtë, një pozicion që e ka bërë edhe më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy