Sfidë në Premier League për De Ketelaere

Sfidë në Premier League për De Ketelaere

Me transferimin tek Atalanta e Bergamos , mesfushori Charles De Ketelaere e ka lënë pas etapën zhgënjyese që përjetoi me Milanin dhe tanimë dy ekipe në Premier League kanë ndezur motorrët për belgun.

Arsenali dhe Newcastle, pretendentë që synojnë protagonizmin në këtë kampionat por edhe më gjerë në të ardhmen kanë vendosur të hidhen në sulm për 22 vjeçarin gjatë merkatos së janarit, të cilët i ofrojnë një mundësi për të provuar veten në Angli, një ndër ligat më të rëndësishme të Europës .

Sipas specialistëve të shumtë loja e Charles De Ketelaere i përafrohet asaj të Kevin De Bruyne por mbetet për tu parë sepse do të jetë një rivalitet shumë i ashpër, edhe pse bardhezinjtë konsiderohen paksa më të avantazhuar për arsye se janë ekipi më i pasur në botë aktualisht.

Me të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’, ishi i ‘’ Djallit ‘’ deri më tani numëron 2 gola dhe një asist në pesë ndeshjet e zhvilluara dhe interesi i ekipeve të sipërpërmendura natyrisht ia rrit vlerat Charles De Ketelaeres .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy