
Partizani do të presë në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 20:00 moldavët e Sfintul Gheorghe, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë eliminator në Conference League.
Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë dhe për këtë arsye objektivi i vetëm është fitorja.
Pavarësisht ndryshimeve të shumta që kanë pësuar në skuadër, përsëri Partizani shihet si favorit në sfidën e sotme dhe do të kërkohet një fitore mundësisht me shumë gola, për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet një javë më vonë në Moldavi.
Për sa i përket formacioneve startuese, Daja e nis nga minuta e parë me 4 lojtarë të afruar në këtë merkato.
Formacionet zyrtare:
PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Shehi, Belica, Musta, Marku, Murataj, Bardhi, Cara, Junior, Cardoso.
SFINTUL: Calancea, Ojog, Charleston, Litviacov, Svinarenco, Stina, Sagna, Lungu, Ghecev, Volkov, Yau



