
Fillimi i një tjetër etape në historinë e Barcelonës, skuadër e cila do të drejtohet nga Hansi Flick, sigurisht është shoqëruar me shumë ndryshime gjatë merkatos së verës.
‘’ Los Cules ‘’, të ndërgjegjshëm për faktin se i pret një sezon shumë i vështirë kanë bërë hapa të sigurtë për më tej, por pa anashkaluar edhe largimet.
Alex Valle e ka zgjatur kontratën me spanjollët deri në 2026-tën pas huazimit tek Levante, të cilët tanimë e kanë huazuar tek Celticu.
Gjatë fazës parapërgatitore traineri gjerman e ka aktivizuar në miqësoret e zhvilluara por në sfidat zyrtare nuk ka gjetur hapësira në 11-she.
Gerard Martin e ka fituar garën dhe kalimi në ligën skoceze sigurisht është një mundësi për tu aktivizuar sa më shumë në këtë sezon.
Për më tepër drejtuesit e Celtic Glasgow kanë treguar gatishmërinë për t’ia paguar vlerën totale të kartonit, e cila i arrin 1.5 milionë eurot.
Edhe pse prej shumë vitesh me rradhë Celticu dhe Rangersi bëjnë ligjin në këtë kampionat, rivaliteti është shumë i ashpër dhe kjo eksperiencë do ti shërbejë mbrojtësit 20 vjeçar për të ardhmen.
Ideja e ‘’ Blaugranëve ‘’ është fakti i të qënit titullar për tu rikthyer edhe më i fortë në ‘’ Camp Nou ‘’, tek një ekip i cili bëri ligjin në të kaluarën, në çdo kompeticion.



